Report TV - Operacioni, ja si u arrestuan trafikantët e drogës me Greqinë

  • 5 years ago
Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë u zhvillua dje në disa qytete të Shqipërisë, në vijim të hetimeve 10 mujore mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, që në total në këtë periudhë kanë vënë në pranga 61 persona, shqiptarë dhe të huaj mes të cilëve grekë, rusë dhe rumunë.

26 urdhër arreste janë lëshuar në total ditën e djeshme me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, 14 prej të cilave janë ekzekutuar, pas operacioneve masive të policisë dhe kontrolleve të rreth 30 banesave në disa qytete. 14 të arrestuarit janë nga Saranda, Vlora, Gjiroakstra, Tirana, Korça dhe Gramshi. Mes tyre janë, Florenc Llanaj, nëndrejtori i Spitalit të Sarandës dhe futbollisti i Delvinës, Adrian Xhibro.

Ata akuzohen për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, ?Trafikim i narkotikëve?, ?Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga Organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?

Dy grave, nga Saranda dhe Kuçova, u është ndaluar dalja jashtë Shqipërisë, dhe janë në masë "detyrim paraqitje.

Ndërkohë, katër persona që aktualisht ndodhen në burg për vepra të tjera penale, do të hetohen edhe për përfshirjen në këtë grup kriminal.

Në kërkim janë 6 persona.

Recommended