Tre ‘arreste me burg’ në 24 orë për të ‘fortin’ e Shkodrës Safet Bajri, në qeli edhe tre anëtarët

  • 6 years ago
TIRANE-Tre masa sigurie ?arrest me burg? në 24 orë për të ?fortin? e Shkodrës Safet Bajri. E ndërsa dje në Shkodër u njoh për masën e sigurisë në lidhje me dënimin në mungesë në Belgjikë dhe në Tiranë për përfshirje në manipulimin e ndeshjeve, sot sërish Krimet e Rënda e lanë në burg, por për pistoletën pa leje dhe 0.3 gr kanabis që iu bllokua gjatë operacionit të premten në mbrëmje.

Përpos tij para gjykatës sot dolën edhe tre anëtarë të grupit; Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu, të arrestuar në Tiranë, po gjatë operacionit të së premtes, të cilët gjithashtu u lanë në burg. Ndërkohë që në kërkim janë; Enver Bajri 45 vjeç, që konsiderohet si koka e grupit kriminal dhe Nelson Hysa 34 vjeç.

Gjyqtarja që dha vendimin ishte Ilirjana Olldashi, e cila ashtu si edhe në seancën e djeshme nuk lejoi mediat që të ishin të pranishme në sallë për shkak të sekretit hetimor. Pas dhënies së vendimit Safet Bajri është dërguar në paraburgimin e 313, ndërsa edhe tre të tjerët që u njohën sot me masën e sigurisë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës do të dërgohen në paraburgim.

Sot te Krimet e Rënda masat e sigurisë
Safet Bajri -Arrest me burg
Ismet Idrizi -Arrest me burg
Denis Brajoviq -Arrest me burg
Klaudio Hoxhalliu- Arrest me burg

Masat e sigurisë dje te Krimet e Rënda
Arrest me burg për Safet Bajrin (Edhe ne Shkoder)
Arrest me burg për Emrah Plakun
Arrest me burg për Ilir Bajrin
Arrest me burg për Armir Grimën
Arrest me burg për Astmer Bilalin
Arrest me burg për Fabjol Rexhepin

Grupi Bajri-Të arrestuar nga dy operacionet
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim:
Enver Bajri 45 vjeç
Nelson Hysa 34 vjeç

Recommended