Report Tv - Vrasja e dyfishtë/ Sandër Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë së Shkodrës
  • 5 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkakruar nga detyra drejtorin e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati. Mësohet se në vend të tij është emëruar Niko Brahimaj. Ai tha se kjo lëvizjes për të garantuar sigurinë e qytetarëve të Shkodrës.

"Sandër Lleshaj: Kam ardhur sot në Shkodër. Sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Me gjitha goditjet që janë bërë ndaj këtij krimi e shohim se mbetet akoma shumë për të bërë. Dua te garantoj të gjitha qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë vendit se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera janë të angazhuara maksimalisht për të fituar këtë luftë. Për këtë arsye kemi vendosur të ngarkojmë në krye të detyrës për policinë e Shkodrës Niko Brahimin, një nga drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit. Ai do të punojë për të siguruar atë që Shkodra meriton", u shpreh Lleshaj.

Vendimi vjen pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme ku si pasojë e një atentati të dyfishtë mbeten të vrarë dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç.

Shkodra duket se është kthyer në një pikë strehimi për kriminelët, ndërsa dy lagjet "Kiras" dhe "Dobraci" kanë kohë që nuk gjejnë qetësi.
Recommended