RTV Ora – Lleshaj shkarkon drejtorin e Policisë Shkodër: Vrasja e dy vëllezërve për larje hesapesh
  • 5 years ago
#rtvora
Pak orës pas vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe në vend të tij është emëruar Niko Brahimaj

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas një analize disa orëshe për situatën e krimit në kryeqendrën e Shkodrës.

Lleshaj: Dua të garantoj të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme dhe të sigurisë, janë të angazhuara në maksimum për të vijuar këtë luftë dhe për ta fituar, pa diskutim. Në shërbim të këtij angazhimi ne kemi marrë sot edhe një vendim të rëndësishëm për të ngarkuar në krye të Drejtorisë Vendore të Shkodrës, një drejtues të ri, i cili vjen nga Tirana. Është Niko Brahimi, një nga drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, i cili ngarkohet sot me sigurinë e qytetit të Shkodrës. Kam besimin e plotë që ai në krye të drejtorisë, do të japë impulse të reja dhe do të shënojë rezultate të reja për të siguruar atë që Shkodra meriton, qetësi, rend dhe dinjitet për arsye se ky qytet është në atë nivel saqë meriton gjithçka. Dhe ne do të bëjmë gjithçka në shërbim të sigurisë dhe të qetësisë së qytetarëve të tij.

Lleshaj tha se ndryshimi në policinë e Shkodrës vijnë për t'i dhënë impuls të ri punës dhe për të goditur përfundimisht krimin në Shkodër.

Lleshaj: Ndryshimi bëhet për t?i dhënë një impuls të ri të gjithë procesit të punës së DVP Shkodër. Ne synojmë të arrijmë në një fazë të re, të hapim një fazë të re, më intensive për të dhënë goditje vendimtare dhe për të zhbllokuar edhe ato metastaza të fundit që kanë mbetur, pa u zhbllokuar në qytetin e Shkodrës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pas-vrasjes-se-vellezerve-bilali-shkarkohet-drejtori-i-policise-se-shkodres
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended