Ora News - Larje hesapesh, breshëri plumbash 39-vjeçarit në Elbasan, autorët djegin makinën
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Vritet me breshëri plumbash 39-vjeçari në Elbasan. Autorët djegin makinën. Ardi Veliu e Tonin Vocaj në vendngjarje, hetohet pista e larjes së hesapeve.

Personi në foto është Emiljano Ramazani, 39 vjeçari i ekzekutuar në Elbasan këtë të hënë.

Ai u qëllua me breshëri arme zjarri teksa ndodhej në këtë makinë ku shenjat e plumbave janë të dukshme.

Ngjarja u shënua rreth orës 16:30 minuta në zonën e njohur si ?Rrethrrotullimi i luleve.

Autorët që sipas dinamikës së ngjarjes ishin të paktën dy, u larguan me shpejtësi dhe në fshatin Vidhas i vunë flakën makinës që dyshohet se u përdor në vrasje.

Pasi ka ndërhyrë zjarrfikësja dhe ka shuar flakët, grupi hetimor gjatë kontrollit ka gjetur dy armë zjarri kallashnikov të djegura.

Mjeti mban targat AA 819 KX , por si pjesën më të madhe të atentateve ato ishin të vjedhura. Burimet thanë se janë denoncuar në Tiranë.

Dyshimet janë se 39-vjeçari Ramazani është ndjekur nga autorët deri pranë pallateve dhe kanë qëlluar nga afër duke i hequr atij çdo mundësi mbijetese.

Rikthimi i ngjarjeve kriminale vuri në alarm policinë e shtetit.

Drejt Elbasanit u nisën forcat Speciale RENEA dhe grupet e Ndërhyrjes së Shpejtë, bashkë si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Atje mbërriti drejtori i policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtori i Krimeve Tonin Vocaj, që u pa në krah të drejtuesve lokalë të policisë e prokurorisë.

Ekspertët mblodhën prova për dokumentimin e krimit, ndërsa forcat e Policisë nisën gjurmimin e aurorëve të cilët ishin në një avantazh prej disa minutash, ndërsa kishin ndryshuar edhe mjetin e lëvizjes.

Pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh, por deri në mbrëmje nuk pati rezultate

39- vjeçari, Emiljano Ramazani, është person me precedent të theksuar kriminalë.

Ai ka qenë i arrestuar për trafik narkotikësh dhe i dyshuar si i përfshirë në ngjarje të rënda.

Policia ende tregohet e rezervuar për shkak se hetimet janë në vijim, por burimet thonë se pista kryesore e ekzekutimit është e ajo e larjes së hesapeve, që përforcohet edhe nga e shkuara e viktimës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-elbasan/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended