Ora News - Shkodër, vrasin 53 vjeçarin, autorët djegin makinën në Dobraç
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e së premtes (10 gusht) në Shkodër.

Viktima është identifikuar me inicialet F.L., 53 vjeç, banues në lagjen Guerile.

Krimi ka ndodhur në lagjen Guerile rreth orës 07:15.

"Janë ngritur pika kontrolli ku po bëhet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen,"-raporton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër që po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasje-me-arme-zjarri-nje-shkoder
Recommended