RTV Ora – Lezhë, i grabisin makinën dhe ia djegin
  • 5 years ago
#rtvora
Një automjet është grabitur dhe më pas i është vënë flaka nga përsona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes, (21 mars 2019) në hyrje të rruges së fshatit Kakarriq në Lezhë vetem pak metra nga superstrada Lezhë Shkodër.

Automjeti tip Mercedez me targa AA377kh e cila rezulton në pronësi të shtetasit N.K banues në Balldre të Lezhës është djegur plotesisht.

Nga hetimet e para ka rezultuar se automjeti i është marrë me force pronarit të saj, ndërsa po levizte ne drejtim të shtepisë së tij në fshatin Balldre.

Mësohet se dy përsona të paidentifikuar i kanë zënë pritë automjetit dhe nën kërcënimin e armes i kanë kërkuar që të zbresë nga makina, por kanë hasur në rezistencën e drejtuesit.

Në këto kushte autorët janë konfliktuar më të duke e qëlluar me sende të forta.

Më pas janë larguar me shpejtësi dhe i kanë vënë flaken automjetit vetem 2 km larg vendit ku e kanë grabitur dhe janë larguar pa lënë gjurmë.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë marrjes në pyetje shtetasi N.K ka deklaruar se nuk i ka njohur autoret dhe nuk ka asnjë dyshim mbi motivet e ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-gjendet-makina-e-djegur-dyshohet-se-eshte-perdorur-grabitje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended