RTV Ora - Burrel, mbështetësit e opozitës nxjerrin materialet nga KZAZ dhe i djegin
  • 5 years ago
#rtvora
Mbështetësit e opozitës nxorrën materialet nga KZAZ nr. 16 në Burrel dhe i dogjën.

Gaz lotsjellës, gurë e shkopinj gome - Ndërsa pak minuta më parë u regjistruan përplasje mes bështetës të opozitës dhe policisë në ambientet e KZAZ nr 16.

Për ndalimin e mbështetësve të opozitës për tu futur brenda në KZAZ erdhën përforcime nga FNSH.

Efektivët e FNSH ishin të armatosur me shkopinj gome dhe me gaz lotsjellës.

Mbështetësit e opozitës tentuan të futen brenda ambienteve dhe gjuajtën me gurë në drejtim të policisë.

Dhe më pas forcat e FNSH iu përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Nga përplasja mes mbështetësve të opozitës dhe forcave të policisë kanë mbetur disa të lënduar.

Mes të lënduarve ka qytetarë dhe efektivë policie.

Gazetari i RTV Ora, raporton se forcat speciale goditën me shkopinj gome edhe kryetarin e PD në këtë bashki, Arjan Nikën, i cili është dërguar në spitalin e Burrelit.

Ndërsa tensionet mes policisë dhe mbështetësve të opozitës vazhdojnë.

Këta të fundit janë shprehur se nuk largohen derisa në lirimin e KZAZ-s.

Në KZAZ nr.16 ndodhen forca të shumta policia dhe një zjarrfikëse.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perplasje-edhe-ne-burrel-mbeshtetes-te-opozites-hyjne-me-force-ne-ambientet-e-kzaz
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended