Marrëveshja PD-PS-LSI, Koka: Kartolinë e shëmtuar, shije të keqe tek mbështetësit e opozitës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Pas arritjes së marrëveshjes mes opozitës jashtë parlamentit dhe mazhorancës për reformën zgjedhore të shumta kanë qenë reagimet. Faktori ndërkombëtar e ka përshëndetur, por ka edhe zëra kundër kësaj marrëveshje.

Gazetari Bledian Koka thotë se tryeza e sotme (14 janar) ka lënë një shije të keq tek mbështetësit e opozitës. Marrëveshja sipas tij, bie ndesh më mënyrën si opozita ka bërë aksionin e saj politike.

Bledian Koka: Sot ishte fytyra e mazhorancës përballë opozitës, e cila ka protestuar edhe kundër Damian Gjiknurit. Mendoj se kjo e sotmja ka lënë një shije të keqe tek mbështetësit e opozitës, nuk e kanë fshehur këtë gjë. Ndoshta marrëveshja duhej sepse duhet bërë analiza nga fillimi. A duhej një marrëveshje? Sigurisht që duhej. A duhet të zgjidhet kriza? Sigurisht që duhet sepse në analizë dhe peshore janë edhe fatet e Shqipërisë. Por opozita nga ana tjetër, nga mënyra si ka zhvilluar aksionin e vet politik, që nga 16 shkurti i vitit të kaluar, ku dogji mandatet, i ka ftuar në kauzë mbështetësit e saj për një tjetër gjë. I ka ftuar për një qeverisje pa Edi Ramën, për një reformë zgjedhore pa Edi Ramën, për një tryezë negociatash pa Damian Gjiknurin.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/marreveshja-pd-ps-lsi-koka-kartoline-e-shemtuar-shije-te-keqe-tek-mbeshtetesit-e-opozites

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended