RTV Ora - Kundër ndotjes dhe erozionit, mbillen pemë buzë Osumit dhe në kodrat e Lezhës

  • 5 years ago
#rtvora
Pemët janë një nga masat kryesore kundër ndotjes dhe erozionit. Ndaj bashkitë e Lezhës dhe Beratit kanë ndërmarrë aksione mbjellje në disa nga zonat me të rrezikuara nga këto fenomene.

Kjo zonë pranë brigjeve të Osumit në Berat për vite me radhë ishte shndërruar në një prej venddepozitimeve më problematike të mbetjeve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO.

Por situata po ndryshon. Pas largimit të plehrave ajo do të shndërrohet në një zonë të gjelbëruar, ku u mbollën 600 pemët e para

Ndërsa bashkia e Lezhës ka nisur një aksion për mbjelljen e rreth 5 mijë finadëve akacie në kodrën pranë Kalasë së qytetit si masë kundër erozionit.

"Janë 5000 rrënjë akacie që janë të mjaftueshme për mbrojtjen e gjithë zonës arkeologjike të kalasë."

Një vit më parë, një mur u shemb për shkak të rrëshqitjeve të dherave në këtë zonë, duke bllokuar rrugën ndërsa u rrezikuan disa shtëpi.

Ndaj edhe puna është përqendruar në zonat më problematike, ku pemët mungojnë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kunder-ndotjes-dhe-erozionit-mbillen-peme-buze-osumit-dhe-ne-kodrat-e-lezhes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended