Ora News - Pyjet drejt asgjesimit, priten 5 herë më shumë pemë sesa mbillen

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një studim i Fondacionit për Kërkimin Pyjor në Europë e rendit Shqipërinë ndër vendet me më pak sipërfaqe pyjore. Ekspertët thonë se situata është shqetësuese dhe pyjet po shkojnë drejt degradimit. Sipas tyre, çdo vit në vendin tonë shfrytëzohen 3 milionë metër kub dru.

Në Shqipëri vetëm 28% e territorit mbulohet nga pyjet.

Kjo e dhënë publikohet në studimin e Fondacionit për Kërkimin Pyjor në Europë, ndërsa ekspertët flasin për një situatë edhe më alarmante.

Abdulla Diku shprehet se çdo vit shfrytëzohen të paktën 3 milionë metër kub dru, ndërsa shton se sasia e pyjeve që priten është 5 herë më i shumë sesa ajo që rritet.

Abdulla Diku: Nuk investohet në pyje seriozisht, nuk menaxhohen pyjet në mënyrë të qëndrueshme dhe kjo ka sjellë këtë situatë në të cilën jemi. Njerëzit ankohen pse kemi përmbytje, pse kemi eurozionin më të lartë në Europë. Shkaku është pikërisht kjo, dëmtimi dhe degadimi i vazhdueshëm që i kemi bërë fondit pyjor kombëtar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pyjet-drejt-asgjesimit-priten-5-here-me-shume-peme-sesa-mbillen

Recommended