Wake Up/ Studimi PPNEA: Po priten pyjet pa kriteret për ngrohje
  • 4 years ago
Jemi në prag të nisjes së sezonit të dimrit dhe shumë familje (edhe në Tiranë) po nxitojnë të sigurojnë lëndën drusore për ngrohje. Minimalisht 1 metër kub dru për ngrohje shkon deri 3000-3500 lekë, një çmim i lartë dhe i papërballueshëm për familjet e tyre. Por ndërkaq tregu është plot. Nga vjen gjithë kjo lëndë drusore? Ku dhe si pritet ajo?
Në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit, PPNEA (Mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit natyror në Shqipëri) publikoi dje një studim ku vlerëson prerjen e pyjeve gjatë periudhës 2016-2018, si dhe impaktin e moratoriumit të pyjeve. Për realizimin e këtij studimi u zgjodh rajoni i Munellës në Mirditë, kandidate për t?u shpallur si zonë e mbrojtur. Megjithatë, nga analiza e të dhënave të grumbulluara rezultoi se moratoriumi i pyjeve ka qenë pozitiv në parandalimin e prerjes së pyjeve në sipërfaqe të mëdha, por ato janë intensifikuar në sipërfaqe të vogla (qofshin këto prerje të ligjshme apo të paligjshme). Studimi nisi përmes analizës së imazheve satelitore (Remote Sensing) dhe parcelat për dru zjarri të miratuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe zbatuar nga bashkitë Pukë, Rrëshen, Fushë - Arrëz dhe Kukës. Grupi i punës u përball me një zonë heterogjene, e cila prej vitesh është shfrytëzuar dhe shkatërruar nga dora e njeriut.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel
Recommended