Wake Up/ Ndryshojnë kriteret e pranimeve në universitete

  • 4 years ago
Maturantët që prej ditës së djeshme kanë nisur provimet e maturës shtetërore, ku i pari ka qenë gjuha e huaj. Sipas autoriteteve të ministrisë së arsimit në datën 1 korrik të gjithë të rinjtë do të kenë në duar diplomat e maturës, ndërkohë që më pas nis një fazë tjetër e rëndësishme ajo e pranimit në universitetet publike dhe private. Ditët e fundit kanë dalë dhe udhëzimet përkatëse, të cilat këtë vit faktojnë se do të ketë disa ndryshime në skemën e pranimeve në institucionet e arsimit të lartë. Sërish do të ketë disa raunde për shpalljen e fituesve dhe disa faza regjistrimi për fituesit ndërkohë që të gjithë ata që do të garojnë për një vend në auditore duhet të kenë parasysh se përveçse duhet të kenë përfunduar maturën duhet të plotësojnë dhe kriterin e notës mesatare. Drejtori i rrjetit akademik shqiptar, Dr. Arjan Xhelaj tha se ka ndryshuar nota mesatare për pranimet tek gjuhët e huaja. Gjithashtu këtë vit të rinjtë më pak kohë për të vendosur se ku do të studiojnë. Por cilat kanë qenë degët më të kërkuara nga të rinjtë vitin e kaluar, që i plotësuan kuotat e tyre 100%, për të kuptuar më shumë edhe trendin e të rinjve shqiptarë se ku duan të studiojnë? Dr. Arjan Xhelaj tha se maturantët janë të qartë se ku duan të studiojnë. "Vijon të jenë më të kërkuara degët e mjekësisë, inxhinierisë, teknologjisë etj po ashtu ka një trend në rritje për ato degë që të orientojnë drejt turizmit apo agroturizmit"- tha ai.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended