Ora News – Universiteti i Mjekësisë, ndryshojnë kriteret e pranimit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Universiteti i Mjekësisë ndryshon kriteret e pranimit për tu dhënë më shumë mundësi maturantëve që dëshirojnë degët e tij që të shpallen fitues. Rektori i Universitetit, Arben Gjata, sqaron se krahas mesatares mbi 8, prioritet do të kenë maturantët që do të japin si provim me zgjedhje lëndët: Biologji, Fizikë dhe Kimi e thelluar.
Gjata: Kemi lënë mesataren 8.5 për aplikim përsa i përket Stomatologjisë, Farmacisë dhe Mjekësisë, ndërsa për degët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike kemi vënë mesataren 8. Ne sivjet, ndryshe nga vjet kemi ndryshuar jo përqindjet, por kemi vendosur disa koeficient për provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Pra në qoftë se një student jep modulin e thelluar të cilat i kërkon mjekësia, Fizikë, Kimi ose Biologji, nota e provimit të Maturës do shumëzohet me 1.25. Në qoftë se do japë bërthamë një nga këto tre lëndë, nota e Maturës do shumëzohet 1.15.
Vitin e ri akademik pranë Universitetit të Mjekësisë do të pranohen mbi 1200 studentë të rinj. Rektori Gjata thotë se kuotat e pranimit janë shtuar bazuar edhe në nevojat që kanë spitalet e vendit për mjekë. Shtim kuotash do të ketë edhe për transferimet e studimeve.
Gjata: Universiteti i Mjekësisë dhe Senati Akademik kanë aprovuar kuota në total 1217 kuota për ciklin e parë, ku përsa i përket mjekësisë në total janë 340 kuota, kemi 182 kuotash trasferimesh. Në të gjitha degët kemi bërë një rritje dhe aq më tepër për nevojat shumë të mëdha që ka vendi për mjek. Përsa i përket tarifave do të jenë njësoj si të vjetshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/universiteti-i-mjekesise-ndryshojne-kriteret-e-pranimit/

Recommended