Ora News - Panairi i mjekësisë, vizita dhe konsulta falas për qytetarët
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Për të dytin vit në Tiranë organizohet Panairi i Mjekësisë, ku ofrohen vizita okulistike për diabetin apo edhe shërbime estetike falas. Vizitorët, ku më së shumti dominon mosha e tretë, e shohin atë si një mundësi të mirë për të marrë shërbimet që u nevojiten.

Panairi i dytë i Mjekësisë është një urë lidhëse mes pacientëve dhe mjekëve. I shtrirë përgjaët datave 31 tetor deri në 2 nëntor, 60 kompani që operojnë në fushën e mjekësisë do tu ofrojnë shërbim qytetarëve.

Vizitat okulistike, të diabetit dhe shërbimet estetike janë disa nga ato që ofrohen në panair.

Numri i vizitorëve është i lartë, ndërsa mosha e tretë është ajo që dominon. Të pranishmit shprehen se ky panair është një mundësi e mirë për ta.

Përmes këtij panairi shërbimi kombëtar për të rinjtë përmes stendës së tij kërkon mbështetjen e kompanive pjesmarrëse për personat me aftësi ndryshe.

Panairi i dytë mjekësor, expomedical organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/panairi-i-mjekesise-vizita-dhe-konsulta-falas-qytetaret

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended