Mjekë amerikanë në Maliq, vizita falas për banorët - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ekip prej 13 mjekësh dhe infermieresh amerikan kanë mbërritur në Maliq. Mjekët stomatologë, okulist dhe të përgjithshëm ofrojnë per here te pare falas konsultat për banorët e Bashkisë së Maliqit.



?Jemi mjek dhe infermier nga gjithë Amerika, te cilet udhëtojnë ne te gjithë boten. Kemi 5 mjek ketu, te cilët jane dentiste, mjek te përgjithshëm dhe pediatër. Mjeket jane me eksperience, pasi kemi edhe nga ata qe kane shërbyer ne fushën e betejës. Kjo ben që ata te konstatojnë shume shpejt problemin.?

 

Bluzat e bardha do të qëndrojnë 1 javë ne territorin e kësaj bashkie dhe do të vizitojnë fshatra të ndryshëm të zonës. Konsultat e para mjekët shëtitës i kanë nisur në fshatin Libonik i Bashkisë së Maliqit.



Mjekët amerikan qe vine për herë të parë do të kryejnë vizita të specializuara për banorët e zonës, të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë kujdesin mjekësor me pagesë.
Recommended