RTV Ora - Pyjet drejt asgjësimit, në Elbasan vijojnë prerjet e pyjeve
  • 5 years ago
#rtvora
Prerja e paligjshme e pyjeve vijon të mbetet shqetësuese në Elbasan. Kryeinspektori i Mjedisit thotë se shkelësit janë evidentuar ndërsa gjatë vitit të kaluar janë vendosur masa administrative në vlerën e 40 milionë lekëve.

Moratoriumi i pyjeve nuk ka mundur të frenojnë prerjen pa kriter të pemëve. Në Elbasan, problemi pranohet nga Kryeinspektori i Mjedisit, i cili shprehet se shkelësit janë evidentuar dhe masat administrative gjatë vitit të kaluar kanë qenë në vlerën e 40 milionë lekëve.

Enver Shkurti: "Prerje të pemëve ka. Vitin e kaluar kemi evidentuar disa raste të shkeljes së ligjit, ku janë marrë edhe masat."

Problem mbeten edhe zjarret. Vetëm përgjatë këtij viti janë regjistruar 32 vatra që kanë dëmtuar rreth 1800 hektarë tokë.

Enver Shkurti: "Këtë vit jemi në një situatë të pazakontë sepse kanë filluar të shfaqen zjarre në sipërfaqet pyjore në një kohë të papërshtatshme. Nuk ka ndodhur më parë në muajin shkurt-mars të kishte zjarre."

Një studim i Fondacionit për Kërkimin Pyjor në Evropë e rendit Shqipërinë ndër vendet me më pak sipërfaqe pyjore. Në vendin tonë vetëm 28% e territorit mbulohet nga pyjet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pyjet-drejt-asgjesimit-ne-elbasan-vijojne-prerjet-e-pyjeve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended