RTV Ora - Ukraina drejt njohjes së Kosovës? Zv.ministri i jashtëm ukrainas ekskluzivisht për RTV Ora
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Zv.ministri i jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, në një intervistë ekskluzive për gazetarin Xhoi Malësia në RTV Ora, paralajmëroi një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar.

Sipas diplomatit ukrianas, nuk duhet të bëhen paralelizime mes Kosovës dhe Krimesë pasi sipas tij, janë dy gjëra krej të ndryshme nga njëra-tjetra.

?Tradicionalisht, ne kemi qënë të vendosur për sovranitetin territorial të vendit. Ky është një parim i yni. Por, për ne nuk ka një paralele mes dy rasteve. Kjo për shkak se rasti i Kosovës është diçka dhe ai i Krimesë është diçka tjetër.

Në rastin e Kosovës, kemi një vend që është njohur nga një numër i caktuar shtetesh dhe në rastin e Krimesë, flitet për një territor që është marrë me forcë nga Rusia. Pra nuk është një çështje e thjeshtë.

Ne nuk e kemi njohur Kosovën formalisht, por nëse sheh hapat tanë ka diçka. Vitin e kaluar ne morëm vendimin për të punuar me pasaportat e Kosovës. Tani ambasadori ynë këtu (Tiranë) dhe ambasadorët në vende të tjera të botës kanë marrë direktiva për t?i njohur këto pasaporta dhe për të mos limituar udhëtimet. Ndoshta duke filluar nga hapa të tillë të vegjël mund të shkojmë drejt disa rezultateve. Nuk po flas për një perspektivë të caktuar, pasi pozicioni ynë formal është pozicioni ynë formal. Pra, na duhet ta trajtojmë këtë rast në rrethanat ku ndodhemi?, tha Bodnar në intervistën e tij për RTV Ora.

Aktualisht, pavarësisht fushatës së fortë të Serbisë për shnjohje, Kosova njihet nga 116 shtete. /A.R, Ora News



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekskluzive-per-rtv-ora-zv-ministri-i-jashtem-ukrinas-paralajmeron-njohjen-e-kosoves/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended