RTV Ora- Shqipëria 10 vjet në NATO, Rama: Integrimi i Kosovës, domosdoshmëri
  • 5 years ago
#tvora
Në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të cilat janë pjesë e kësaj organizate.

Në kuadër të kësaj dite, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Tani në sheshin ?Nënë Tereza? në Tiranë ka një paradë fluturimi të avionëve të NATO-s mbi Tiranë. (AWACS dhe 6 eurofighters) si dhe rreshtimi i 3 500 efektivëve të FA, flamurtarë të huaj, mjete ushtarake etj.

Ky vit përkon dhe me drejtimin e pothuajse te gjitha nismave rajonale nga vendi ynë (A5- Adriatik ? Charter; SEDM; RACVIAC).

Në këto aktivitete marrin pjesë: ministra të Mbrojtjes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s; ambasadorë; atashe të akredituar në vendit tonë; parlamentarë; flamurtarë të vendeve anëtare të NATO

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Kryeministri Edi Rama e quajti të domosdoshme integrimin e Kosovës në NATO.

"Shqipëria beson fort se integrimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën thjesht, dhe as për Ballkanin por për të gjithë familjen euroatlantike. Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO është vizion strategjik dhe përfshirja e Kosovës në NATO do të ishte një kapital i shtuar që NATO të marrë një trajtë të plotë e të sigurtë"

Në sheshin 'Nënë Tereza" po mbahet një paradë ushtarake me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Në ceremoni ishte dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama të cilët lanë mënjanë konfliktet e brendshme politike dhe shtrënguan duart për shenjë kortezie




Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended