Rama: Integrimi i Kosovës, domosdoshmëri
  • 5 years ago
Kriza politike që ka përfshirë Shqipërinë prej disa muajsh tashmë ka sjellë edhe një sërë replikash në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, teksa ky i fundit ka deklaruar se i ka ezaruar të gjitha rrugët për dialog për tejkalimin e këtij ngërçi. Por sot ata i kanë shtrënguar duart njëri-tjetrit, të detyruar nga aktiviteti i NATO-s për 10 vjetorin e Shqipërisë në aleancën ushtarake. Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e shënimit të 10-vjetorit të anëtarësimit në NATO, ndër të tjera loboi edhe për Kosovën duke theksuar se përfshirja e Kosovës në Aleancë do të ishte një kapital i shtuar që NATO të marrë një trajtë të plotë e të sigurt. Në ceremoninë që u mbajt në sheshin ?Nëna Terezë? në kryeqytetin shqiptar, Rama tha se Ballkani është në një periudhë paqeje dhe ripajtimi falë NATO-s.
Recommended