Report TV - Rama: Integrimi i Kosovës, domosdoshmëri për NATO-n e BE-në

  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, se Kosovës duhet t'i çelen dyert e integrimit euroatlantik. Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi anëtarësimin e Kosovës si një domosdoshmëri jo vetëm për këtë shtet e rajonin në tërësi, por për të gjithë familjen e madhe euroatlantike.

"Integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri jo thjesht për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë familjen euroatlantike. Përgjegjësitë e integrimit nuk mund të kërkohen vetëm jashtë saj, udhëheqja politike duhet të mbajë barrë kryesore në këtë proces. Institucionalizimi i marrëdhënieve NATO-Kosovë, duhet parë si katalizator për të gjithë procesin integrues të rajonit", u shpreh Rama.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria mbështet edhe integrimin e Maqedonisë në NATO, por me kushtin e vetë që ky shtet të shkëputet nga praktika e ish-Jugosllavisë.

Recommended