RTV Ora – 10 vjet në NATO, Xhaçka: Shqipëria një partner i besueshëm dhe strategjik
  • 5 years ago
#rtvora
Në vigjilje të festimeve për 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se Shqipëria jo vetëm e ka justifikuar anëtarësinë e saj në Aleancën më të madhe ushtarake por është tashmë një partner i besueshëm dhe strategjik i saj.

Xhaçka: Një partner që jo vetëm po punon për të përmbushur detyrimet e tij ndaj NATO-s por që në këto 10 vite ka treguar vazhdimisht që është i gatshëm dhe i aftë të kompensojë me shumë dedikim dhe profesionalizëm edhe ato që mund të konsiderohen si mungesa dhe kufizime. Është dashur shumë e shumë punë në këto 10 vjet për të vazhduar transformimin e Forcave të Armatosura dhe mbi të gjitha transformimin e shtetit shqiptar dhe shoqërisë shqiptare.

Në mbrëmjen festive të mbajtur në Pallatin e Brigadave, Ministria e Mbrojtjes theksoi se NATO do të dijë të përballet me sfidat dhe kërcënimet e kohës.

Xhaçka: Nuk kam asnjë dyshim se ashtu siç ka bërë gjatë 70 viteve të ekzistencës së saj, NATO do të dijë sërish të ndryshojë dhe të përshtatet ndaj çdo krize dhe çdo kërcënimi.

Para aleatëve dhe partnerëve nga 29 vende të NATO-s, Xhaçka vlerësoi mbështetjen që SHBA dhe anëtarët e tjerë të aleancës kanë dhënë për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare.

Të premten në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të zhvillohen festimet në kuadër të 10 vjetorit të Shqipërisë në Aleancë ndërsa avionët e NATO-s do të fluturojnë mbi Tiranë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/10-vjet-ne-nato-xhacka-shqiperia-nje-partner-i-besueshem-dhe-strategjik
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended