Report TV - Shqipëria 9 vjet në NATO, Xhaçka: Jemi pjesë aktive e çdo operacioni të Aleancës

  • 6 years ago
Në 9 ? vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, konfirmoi vullnetin politik të qeverisë shqiptare, për të qenë përkrah çdo vendimmarrjeje të NATO-s dhe pjesë aktive e çdo operacioni të saj.

Ministrja Xhaçka e cilësoi NATO-n si më të madhe politiko-ushtarake të kohës dhe e konsideroi anëtarësimin e Shqipërisë në të si një pikë kulmore dhe një arritje të jashtëzakonshme historike për vendin tonë.
Xhaçka përmendi angazhimin e Forcave tona të Armatosura në operacionet e NATO-s në Bosnje dhe Hercegovinë, duke u shndërruar gjatë këtyre viteve në një vend që gjeneron dhe ofron siguri.

?Pavarësisht se një vend i vogël dhe me mundësi të limituara, Shqipëria mbetet një ndër vendet më të përkushtuara në NATO dhe me kontribute të qenësishme në raport me vendin, popullsinë, Forcat e Armatosura dhe burimet ekonomike. Forcat tona të Armatosura numërojnë sot shumë misione dhe mbi rreth 7 mijë trupa të angazhuara në këto misione. Vendi ynë ka hyrë në hartën e vendeve që gjenerojnë dhe ofrojnë siguri. Forcat tona të Armatosura janë të përfshira në një zhvillim të vazhdueshëm dhe progresiv, në përshtatje me kërkesat e aleancës si dhe ndryshimet në ambientin e sigurisë.

Recommended