Report TV - Përlotet ministrja Xhaçka: Do të jemi gjithmonë pranë fëmijëve të Klodjan Tanushit
  • 5 years ago
Ministraj e Mbrotjtjes, Olta Xhaçka është përlotur gjatë fjalimit të saj për nder të major Klodian Tanushit. Ajo ka thënë se tre fëmijët e Tanushit do të kenë gjithmonë pranë përkrhajen e Forcave të Armatosura dhe do të krenohen me gjakun e dhënë nga major Tanushi

Fjala e plotë e ministres Xhaçka:


Të dashur familjarë, të afërm e miq të major Klodian Tanushit.

Pak ditë më parë i dhamë lamtumirën e fundit nëntetares ZarifeHasanaj, për t?u prehur në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Fatkeqësisht, pak ditë më pas, dhimbja u shtua edhe më shumë.

Ndarja nga jeta e kolegut tonë, major Klodian Tanushit, komandantit të kontingjentit shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni, bashkëshortit dhe prindit shembullor të tre fëmijëve është aq e rëndë dhe aq e trishtueshme, sa vështirë të gjesh fjalët e duhura për të qetësuar sadopak dhimbjen në zemrat e të gjithëve.

Edhe pse sot, nderimi ynë përKlodin është pa kufi, e dimë që nuk mund t?ia kthejmë atij të ardhmen, që u vra bashkë me të.

Edhe pse sot, mirënjohja dhe krenaria për të është pa kufi, përsëri nuk mund të zbusin zemrën e bërë gur të familjarëve dhe sidomos të tre fëmijëve të tij.
Recommended