Kaosi ne Kakavije, ministrja Xhaçka: Ne mund te bejme vetem nje gje... |Lajme-News
  • 3 years ago
Prej ditës së djeshme, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka po qëndron në Gjirokastër ku po ndjek nga afër situatën kaotike të krijuar në doganën e Kakavijës, ku janë krijuar radhë kilometrike.

Në një komunikim të drejtëpërdrejtë për Tv Klan gjatë edicionit informativ nga pika kufitare e Kakavijës, ministrja Xhaçka ka theksuar se e vetmja gjë që mund të bëjnë është të vazhdojnë komunikimet me autoritetet greke për të lehtësuar sa më shumë procedurat për të hyrë në territorin grek.

Por, Xhaçka u shpreh se rregullat e vendosura nga Greqia për shkak të pandemisë së Covid-19 janë të njëjta për të gjithë qytetarët.

?Dua ta theksoj qysh në krye të herës, kjo nuk është një situatë e krijuar nga shteti shqiptar apo nga autoritetet e shtetit shqiptar, kjo është një situatë e diktuar nga situata e pandemisë në të gjithë botën. Nuk është një gjë që e shohim vetëm në Shqipëri, është një problematikë që po e ndeshin edhe vende që janë dhe anëtare të BE. Vetëm dje i patë radhët e gjata në Francë për qytetarët britanikë apo masat e ndërmarra nga Britania e Madhe për qytetarët francezë, për gjoba në rastet e thyerjes së këtyre masave, etj. Këtu bëhet fjalë për një regjim masash të vendosura nga shteti fqinj, i cili është në të drejtën e vetë legjitime për të menaxhuar situatën e pandemisë, ashtu siç bëmë edhe ne ca kohë të shkuara duke mbyllur kufijtë, duke bllokuar lëvizjen e lirë. E vetmja gjë që mundet të bëjmë është ajo që kemi bërë gjatë gjithë këtyre ditëve, të komunikojmë intensivisht me palën greke, me autoritetet greke për të bërë të mundur lehtësimin e procedurave në mënyrë që radha e krijuar të ecë sa më shpejtë. Sërish edhe nëse këto procedura do të lehtësoheshin të cilat janë një rritje e kapaciteteve testuese për marrjen e tamponit në doganën greke, do të ndihmonte në lehtësimin apo kalimin e më shumë qytetarëve. Edhe nëse kjo do të ndodhte, nuk do ta ndihmonte dot këtë radhë kaq të gjatë të krijuar e cila synon të futet në kufirin grek para datës 17 kur hyn në fuqi një regjim tjetër rregullash i cili e kufizon paksa hyrjen në kufirin grek?.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka këshillon emigratët shqiptarë që të kthehen pas dhe të mos presin në radhë në doganën e Kakavijes në temperatura të larta.


?Ne jemi në çdo moment duke i këshilluar qytetarët të kthehen mbrapsht. E kam bërë thirrje dhe vetë personalisht dje, sikundër kemi dhe efektivë të FA që ju bëjnë thirrje gjatë gjithë kohës qytetarëve të kthehen mbrapsht dhe të mos ekspozojnë familjet e tyre në një torturë të tillë të zgjatur me orë në një mot kaq të nxehtë?.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended