Kaosi në Kakavijë/ PD: Dështim i qeverisë! E turpshme që Rama dhe ministrat nuk i lanë pushimet
  • 3 years ago
TIRANË- Për situatën e krijuar në Kakavijë, reagimi nga selia blu ka ardhur nga ish- deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Ajo thotë se kjo krizë është tregues se për dështimin e qeverisë shqiptare, teksa thekson se pavarësisht kësaj situate kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij nuk i ndalën pushimet .

"Shqetësimi ynë i parë sot është për të gjithë ata shqiptarë që po rraskapiten prej 5 ditësh në kufi, ku është krijuar një krizë e vërtetë humanitare. Është një krizë që tregon dështimin e qeverisë për të komunikuar me qytetarët e vet në këtë kohë kaq delikate dhe të rrezikshme për shëndetin. Është krizë e krijuar nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie, e cila nuk testoi dhe vazhdon të mos testojë masivisht për parandalimin e përhapjes së virusit. Është e turpshme që as Edi Rama dhe asnjë nga ministrat e tij nuk ndërprenë pushimet, por vazhdojnë të relaksohen në resortet dhe vilat luksoze të bregut sipas një axhende që nuk ka asnjë lidhje me interesin e qytetarëve", tha Vokshi.
Recommended