Report TV - Përfundon mbledhja informale e qeverisë në Vlorë, largohet kryeministri dhe ministrat

  • 6 years ago
VLORË- Pas dy ditësh ?ankorim?, zbulohen detaje nga diskutimi në mbledhjen e qeverisë në rezidencën nr.1 në qytetin bregdetar. Ditën e djeshme, Kryeministri Edi Rama dhe ministrat u mblodhën dhe në orën 10:00 nisi mbledhja,e cila zgjati për disa orë. Asambleja e Përgjithshme e PS mblidhet në 7 shtator.

Report Tv mësoi se Rama dje nuk pati në mbledhje asnjë kritikë apo preferencë personale për ministrat e qeverisë. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton nga Vlora, se në mbledhje u përcaktuan dy shtyllat ku socialistët do të vijojnë aksionin e tyre qeverisës.

E para lidhet me strategjinë politike të PS-së, për të maksimizuar votat në zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe e dyta në ofertën që socialistët pritet ti ofrojnë opozitës për një bashkëpunim me fokus në realizimin e reformave për të dalë para BE-së me një qëndrim të përbashkët se vendi është gati për hapjen e negociatave.

Recommended