Ministrja Xhaçka falenderon mjekët ushtarakë: Puna juaj e jashtëzakonshme

  • 4 years ago
120 mjekë e infermierë të specialiteteve të ndryshme, pjesë e Forcave të Armatosura kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këto kohë pandemie.


Të angazhuar pranë Spitalit të Traumës, mjekët dhe infermierët ushtarakë kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, duke evidentuar rastet e reja të infektuara.

Që prej muajit mars Forcat e Armatosura ngritën çadrat e triazhit në mjediset e jashtme të Spitalit të Traumës, ku pas kontrolleve paraprake zbuluan pacientët me COVID-19, përpara se ata të pranoheshin në spital.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimit me efektivët e FA vlerësoi personelin shëndetësor ushtarak dhe atë civil në të gjithë vendin, për punën e palodhur dhe humane gjatë kësaj periudhe.

?Falënderim dhe një përgëzim gjithësecilit për punën e jashtëzakonshme që keni bërë. Falë punës tuaj dhe bluzave të bardha në të gjitha strukturat shëndetësore janë parandaluar probleme që mund të ishin shkaktuar si pasojë e pandemisë.

E di që nuk ka qenë e lehtë, por edhe vëmendja jonë, e qeverisë, e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e Ministrisë së Shëndetësisë ka qene tek marrja e të gjitha masave, për trajtimin dhe për kushtet në mjedisin tuaj të punës dhe fatmirësisht nuk kemi pasur probleme. Një gjë është e sigurt, që më punën tuaj të jashtëzakonshme me kurajon dhe profesionalizmin që karakterizon gjithësecilin, ia keni dalë më së miri të parandalojmë probleme të tjera që mund të kishim pasur, nga çadrat e triazhit e deri brenda në spital ku vijon i gjithë procesi?- u shpreh ministrja Xhaçka.

Në Spitalin e Traumës shërbejnë 120 mjekë dhe infermierë ushtarakë të specialiteteve të ndryshme, ndërkohë që Njësia e Mjekësisë Ushtarake mbetet në gatishmëri për çdo emergjencë, kudo ku mund të kërkohet.

Në çadrat e triazhit të ngritura nga Forcat e Armatosura pranë Spitalit të Traumës janë kryer 1296 kontrolle paraprake që prej muajit mars kur këto cadra u ngritën.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OltaXhacka#ForcateArmatosura#TopChannel

Recommended