Top News - Akademia ushtarake/ Xhaçka maturantëve-aplikoni në FA

  • 4 years ago
Tridhjetë vajza dhe djem përfunduan kursin 1-vjeçar të oficerit të ri në Forcat e Armatosura. Në ceremoninë e diplomimit të tyre mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila njoftoi rihapjen e Akademisë së Forcave të Armatosura për maturantët shqiptarë për ciklin akademik 2020-2023. Në prag të përzgjedhjes nga maturantët të universiteteve ku ata duan të studiojnë, ministrja Xhaçka u bëri thirrje atyre të marrin në konsideratë studimet bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura.

?Sot, ushtria fillon e kthehet në një profesion të mirëfilltë, që ofron mundësi avancimi e karriere për çdo djalë e vajzë që ka dëshirën për t?i shërbyer vendit, aftësinë për të përballuar sfidën akademike, por edhe atë fizike e të terrenit si dhe disiplinën që është pjesë e karakterit të çdo ushtaraku. Prandaj ju bëj thirrje të gjithë maturantëve që besojnë se i plotësojnë këto kritere, që të aplikojnë për ciklin akademik 2020 ? 2023. Dhe i garantoj që do të gjejnë këtu rrugë e mundësi jo thjesht shumë më të mëdha seç i kanë menduar, por edhe shumë më konkrete sesa ato që ofrojnë shumë e shumë degë të tjera të institucioneve të arsimit të lartë.?

Akademia e Forcave të Armatosura ofron 60 kuota për maturantët për programin bachelor në Shkenca Ushtarake. Në këtë Akademi akomodimi dhe ushqimi janë falas për të gjithë periudhën e studimit, nuk ka tarifë studimi, jepet pagesë mujore ndihmëse për të gjithë periudhën e studimit dhe punësim të sigurt pas përfundimit të studimeve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OltaXhaçka#FA#TopChannel

Recommended