Letoni, ministrja Xhaçka takon kontingjentin shqiptar pas ngjarjes së dhimbshme në bazën ushtarake
  • 5 years ago
Gjendja e komandantit të kontingjentit shqiptar në Poloni, major Tanushi, që mbeti i plagosur nga shpërthimi i minës vijon që të jetë e rëndë. Ministria e Mbrojtjes thekson se Tanushi është nën kujdes mjekësor maksimal në spitalin e Rigës, ndërsa rreshter Kapaj ndodhet në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën. Ministrja e shoqëruar nga gjeneralmajor Nazmi Cahani, përfaqësuesi ushtarak i Shqipërisë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel dhe atasheu ushtarak shqiptar kolonel Fadil Ciroku, mbërritën dje në bazën ushtarake Camp Adazi.

Në takimin me efektivët shqiptarë, ministrja e Mbrojtjes shprehu dhimbje për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku si pasojë e shpërthimit të municioneve të paplasura, gjatë kryerjes së detyrës, humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj e u plagosën major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

?Dhimbja është e përbashkët dhe unë jam këtu me ju për të ndarë bashkë hidhërimin, por edhe për te gjetur forcën. Familjet e 3 efektivëve, ju dhe familjet tuaja, do të keni mbështetjen time personale, por edhe të secilit prej 8 mijë efektivëve të familjes sonë të madhe ushtarake, për të kapërcyer këtë moment të vështirë. Ju nuk do të jeni kurrë vetëm dhe asnjëherë s?do të jenë vetëm familjet e çdo burri dhe gruaje në uniformë?,- tha ministrja e Mbrojtjes gjatë bashkëbisedimit me efektivët.
Recommended