Report Tv-91 zjarre në 17 ditë, ministrja Xhaçka: Janë të qëllimshme, autorët para drejtësisë

  • 6 years ago
TIRANE-Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se në të gjithë vendin janë regjistruar 91 vatra zjarri në 17 ditë, nga data 10 shtator deri në 27 shtator. Ministrja tha se zjarret janë të qëllimshme për djegien e kullotave apo konflikteve, ndërsa të gjithë autorët do të dalin para përgjegjësisë. Xhaçka theksoi se janë djegur 262 ha kullota, pemëtari dhe ullishte, ndërsa janë angazhuar në të gjithë vendin mbi 100 mjete zjarrfikëse.

Kur jemi në stinën e vjeshtës dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ne po ndeshemi me një fenomen sa paradoksal, aq edhe kriminal, me zjarret që po përfshijnë kullotat dhe tokat bujqësore. Të dhënat tona, tregojnë për një rritje shqetësuese të zjarreve në këtë periudhë. Vetëm në harkun kohor 10 - 27 Shtator janë verifikuar, gjithsej 91 vatra zjarri, prej të cilave janë djegur një sipërfaqe prej 262 ha kullotë, shkurre, livadh, pyje, pemëtari, tokë bujqësore, bazë ushqimore për bagëtinë etj. Janë djegur 1162 rrënjë ulliri të vjetër dhe të rinj. Informacionet tona flasin për zjarr-vënie të qëllimshme nga persona me tendenca kriminale, zjarrvenie te qellimshme per arsye te konflikteve mbi pronen, apo zjarrvenie me qellim krijimin e hapesirave per toka te reja sipas besetytnise se djegja e tokes sjell pasurimin dhe pjellorine e saj. Pervecse ky eshte nje vendim i gabuar e i paligjshem qe do i kushtoje rende kujtdo, qe permes papergjegjshmerise apo qellimit te keq, ve ne rrezik te tjeret dhe demton pronen e perbashket, nga te gjitha pikepamjet, shkencore apo praktike, djegja e tokes sjell me shume deme sesa te mira. Informojmë të gjithë qytetarët Shqiptar, se çdo rast zjarri i konstatuar, do të hetohet thellësisht duke bërë përgjegjës ligjor të gjithë zjarrvënësit e qëllimshëm dhe pronarët e tokës ku do evidentohen vatrat e zjarreve.

Olta Xhaçka
Në ditët e fundit janë regjistruar disa vatra zjarri në Finiq, Lezhë, Kavajë, Pukë dhe shumë zona të tjera të vendit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, pasi janë djegur vetëm kullota duke shtuar dyshimet se zjarret janë të qëllimshme.

DEKLARATA E PLOTË E MINISTRES OLTA XHACKA
Tashmë, kur jemi në stinën e vjeshtës dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ne po ndeshemi me një fenomen sa paradoksal, aq edhe kriminal, me zjarret që po përfshijnë kullotat dhe tokat bujqësore. Të dhënat tona, tregojnë për një rritje shqetësuese të zjarreve në këtë periudhë. Vetëm në harkun kohor 10 - 27 Shtator janë verifikuar, gjithsej 91 vatra zjarri, prej të cilave janë djegur një sipërfaqe prej 262 ha kullotë, shkurre, livadh, pyje, pemëtari, tokë bujqësore, bazë ushqimore për bagëtinë etj. Janë djegur 1162 rrënjë ulliri të vjetër dhe të rinj.

Për shuarjen e ketyre vatrave janë angazhuar deri me tani rreth 100 mjete zjarrfikëse dhe rreth 500 forca nga strukturat vendore të Shërbimit zjarrfikës, Emergjencave Civile dhe struktura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, dhe sigurisht efektive te forcave tona te armatosura. Një ndihmesë kanë dhënë dhe banorët e zonave të preku...

Recommended