RTV Ora – Breshëri plumbash drejt banesës së zyrtarit në Selenicë
  • 5 years ago
#rtvora
Sulmi për shkak të detyrës është pista kryesore e hetimeve për breshërinë e plumbave të qëlluar në orët e para të mëngjesit ndaj banesës së Drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Selenicës. I kontaktuar nga RTV Ora, Xhuljo Maraj tha se nuk ka konflikte për të cilat mund të dyshojë.

Banesa e drejtorit të Shërbimeve Publike në bashkinë e Selenicës, Xhuljo Maraj u sulmua me armë në orët e para të mëngjesit.

Drejt shtëpisë ku banon zyrtari lokal u qëlluan me breshëri të paktën 30 plumba, nga persona që ende mbeten të paidentifikuar.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar, brenda banesës ku 26 vjeçari banon bashkë me prindërit dhe vëllain binjak.

Breshëritë e plumbave kanë shkaktuar frikë e panik brenda familjes dhe në zonë, krahas dëmeve materiale në banesë.

I kontaktuar, nga RTV Ora, Maraj mohoi të ketë konflikte.

?Nuk di kujt t'ia drejtoj gishtin. Nuk kam konflikte që mund të jetë arsye për këtë sulm,?-tha 26-vjeçari.

Sipas policisë, Maraj rezulton person pa precedentë penalë.

Në këto kushte, dyshimi kryesor i grupit hetimor është se sulmi ndaj banesës është një mesazh për zyrtarin e bashkisë Selenicë, por motivet mbeten të paqarta.

Për këtë arsye hetimet janë shtrirë edhe në pista të tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/selenice-qellohet-me-arme-zjarri-drejt-baneses-se-nje-26-vjecari
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended