Ora News - Mbërrijnë në Rinas 170 turistët e parë ukrainas, priten të tjerë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Këtë të premte mbërritën në Shqipëri 170 turistët e parë nga Ukraina. Ata u pritën me lule nga konsulli i Ukrainës në Shqipëri ndërsa pritet që numri i pushuesve të rritet në ditët në vijim. Vendet ku ukrainasit kanë zgjedhur të pushojnë janë qytetet bregdetare.

Shqipëria priti këtë të premte turistët e parë nga Ukraina. Rreth orës 11:30 në aeroportin e Rinasit zbritën rreth 170 turistë.

U pritën me lule nga konsulli i Ukrainës në Shqipëri Bledi Bajraktaraj, i cili deklaroi se ditët në vijim pret që numri i turistëve të rritet.

Disa prej tyre tregojnë se e vizitojnë për herë të parë Shqipërinë.

Operatorët turistik shprehen se turistët ukrainas kanë zgjedhur vendet bregdetare të Shqipërisë, ku do të pushojnë për 10-15 ditë.

12 qershori ishte dita e parë pas mbylljes si pasojë e pandemisë kur në vendin tonë mbërritën turistët e parë nga Bjellorusia.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mberrijne-ne-rinas-170-turistet-e-pare-ukrainas-pritet-te-tjere-pas-pak-ditesh

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended