Mbërrijnë turistët e parë/ Charter-i me turistë nga Bjellorusia ulet në Rinas

  • 4 years ago
Ky është charter-i i parë që vjen në vendi tonë që pas mbylljes së kufijve për shkak të nisjes së pandemisë së Covid 19 në muajin mars.

Nga bordi i tij zbritën 198 turistë të cilët do të qëndrojnë disa ditë apo disa javë në vendin tonë.

?Vendosa të vizitoj përsëri Shqipërinë. Kam qenë vjet këtu dhe ka plazhe fantastike. Këtë vit do të qëndroj tre javë në brigjet e Shqipërisë?, shprehet turistja.

?Në Bjellorusi nuk ka qenë shumë problem situata e Covid 19, prandaj unë vendosa të bëj fluturimin tim të parë pas kësaj situate. Dhe zgjodha Shqipërinë?, shprehet një tjetër turiste.

I pranishëm në pritjen e turistëve të parë për këtë sezon veror në vendin tonë, ishte edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ardhja e turistëve u përshëndet edhe nga Drejtori i Aeroportit të Rinasit, Dr. Constantin Von Alvensleben.

?Ne po i rindezim motorët e industrisë së turizmit sot. Në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ju uroj mirëseardhjen e ngrohtë atyre dhe shumë turistëve të tjerë që janë duke u përgatitur të vijnë dhe vizitojnë Shqipërinë.?

Ndërkaq, javës së ardhshme, nga aeroporti i Rinasit, pritet të nisin fluturimet e para drejt Athinës dhe Vjenës. /Andi Bora/

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turistet#TopChannel

Recommended