Ora News - Polakët pushime në Shqipëri, mbërrijnë tre chartera me 600 turistë në Rinas
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas bjellorusëve dhe ukrainasve, tashmë janë polakët që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri, pasi 3 chartera me turistë zbarkuan në Rinas. Ministri i Turizmit tha se mbërritja e tyre është shpresëdhënëse në një sezon kaq të vështirë turistik.

Më shumë se 600 turistë polakë zbarkuan këtë të martë në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza.

Destinacioni i pushimeve për 2 javët e ardhshme ishte qyteti bregdetar i Durrësit, ndërsa situata me të prekurit me koronavirus duket se nuk i ka ndalur, që të mos anulonin prenotimet.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, teksa priti charterin e parë nga Polonia, u shpreh se mbërritja e tyre, është shpresëdhënëse për këtë sezon turistik.

?Pritëm tre chartera me turistë nga Polonia. Është vit i vështirë por edhe brenda vështirësive të këtij viti do të kemi përsëri turizëm në bregdetin shqiptar?.

Kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa, theksoi se situata me pandeminë mbetet ende problematike, por fluturimet do të vijojnë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/polaket-pushime-ne-shqiperi-mberrijne-tre-chartera-me-turiste-ne-rinas/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended