RTV Ora - Fluks me turistë nga Kosova e Maqedonia në Morinë, pushime në bregdetin shqiptar
  • 5 years ago
#rtvora

Pushuesit kosovarë e maqedonas po dynden drejt bregdetit shqiptar. Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës me mijëra turistë po i drejtohen bregdetit shqiptar për pushime. policia kufitare ka marrë masat për shmangien e vonesave gjatë përpunimit të personave në kufi.

Ende pa zbardhur e shtuna mijëra qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia, i janë drejtuar bregdetit shqiptar.

Disa vijnë për të kaluar fundjavën, ndërsa të tjerët për disa ditë pushimesh. Ndër preferencat e tyre mbetet Shëngjini, kjo edhe për shkak të afërsisë.

Destinacionit tjetër i tyre në këto temperatura të larta është Durrësi dhe Saranda.

Policia kufitare në Morinë, që me fillimin e fluksit e sidomos gjatë fundjavave është duke aplikuar me procedurë të përshpejtuar me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eliminimin e vonesave për pushuesit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fluks-ne-morine-turistet-nga-kosova-e-maqedonia-pushime-ne-bregdetin-shqiptar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended