Ora News - Fluks në doganën e Morinës, të gjithë presin në rradhë përveç lopëve
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kufirin Kosovë-Shqipëri, fluksi është në pikun e tij. Në hyrje edhe në dalje çdo ditë ka rradhë të gjata të automjeteve me udhëtarë ashtu edhe me mallra. Numri i tyre është i lartë për shkak edhe të prag mbarimit të sezonit veror.

Proçedurat janë të njëjta siç kanë qenë më herët edhe pse thuhet ndryshe. Udhëtarët presin gjatë si në Morinë ashtu edhe në Vërmicë.

Të vetmit që nuk presin në radhë për të kaluar doganën e Morinës janë lopët, ndërsa udhëtarët në dy anët e kufirit nuk mund ta kenë këtë fat.

Ndërkohë pika e përbashkët doganore në Morinë, nuk po funksionon.

Pala kosovare as që ka ndërmend të punojë në sportelet dhe godinën e përbashkët doganore të paktën deri në fund të këtij vitit.

Një shenjë e mirë është dhënë për janarin e vitit të ardhshëm.

Nuk dihen arsyet por thuhet se pala kosovare nuk është pajtuar me kushtet e sporteleve që përpunojnë të dhënat, mungon terminali si dhe sinjalistika e duhur në anën tonë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fluks-ne-doganen-e-morines-te-gjithe-presin-ne-rradhe-pervec-lopeve
Recommended