Emigrantët vijojnë kthimin në vendet ku jetojnë, fluks në doganën e Morinës dhe në Kapshticë
  • 4 years ago
Edhe këtë të shtunë në pikat kufitare të Shqipërisë ka patur një fluks të rënduar që në orët e para të mëngjesit. Kjo ka ardhur si pasojë e kthimeve të mëdha të emigrantëve në vendet e Evropës e më gjerë ku ata jetojnë.

Në Morinë kthimi i emigrantëve kosovarë në vendet e tyre të punës pas kalimit të festave pranë familjeve të tyre në Kosovë ka krijuar radhë të gjata në doganë. 10 mijë persona me 5 mije automjeteve kanë hyrë në Shqipëri në 48 orët e fundit. Për të shmangur radhët e gjata është vepruar me procedura të përshpejtuara.
Recommended