Kukës, fluks në doganën e Morinës, 7 mijë shtetas nga Kosova për të kaluar fundjavën në Shqipëri
  • 5 years ago
Moti i ngrohtë dhe dielli është shfrytëzuar nga shqiptarët e Kosovës për të kaluar fundjavën në Shqipëri. Në orët e para të ditës së sotme është vënë re fluks në pikën e kalimit kufijtar në Morinë. Qindra automjete e dhjetëra autobuzë me traga të Kosovës, këtë të shtunë kaluan në doganë për fundjavën e parë të nëntorit në qytetet dhe bregdetin shqiptar. Kolona e automjeteve ka vijuar deri në Vërmicë duke krijuar radhë të gjata.

Autoritetet flasin për mbi 7 mijë shtetas që kanë kaluar pikën kufitare të Morinit deri në mesditë. Ndërkohë pre 1 tetorit të këtij viti në Morinë është rikthyer kontrolli i dyfishtë. Rifillimi i kontrolleve të dyfishta ka shtuar radhët e gjata në pikën e kalimit kufijtar që ishin eliminuar në një farë mënyre që prej 8 vitesh.
Recommended