Ora News - Fluks në Morinë, vetëm në 24 orë kanë hyrë 30 mijë shtetas kosovarë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ditët e para të muajit gusht kanë sjellë dyndje të shtetasve nga Kosova që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet. Sipas të dhënave zyrtare rreth 30 mijë shtetas nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet pikës kufitare të Morinës, me afro 5300 automjete.

Për përballimin e fluksit të rritur në këtë periudhë, Pika e Kalimit Kufitar në Morinë ka mbajtur në punë 10 sportele , 7 në hyrje dhe 3 në dalje. Sipas burimeve, në pikun e lëvizjes, hapen edhe 2 sportele të tjera shtesë, duke e çuar në 12 numrin e atyre që përpunojnë të dhënat e hyrje daljeve në këtë pikë

Pjesa më e madhe e shtetasve që hynë në tokën shqiptare kanë si destinacion breg-detin shqiptar për të kaluar pushimet, por ka edhe nga ata që përdorin Rrugën e Kombit si pikë tranziti. Edhe në dalje numri i shtetasve është tepër i lartë sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluks-ne-morine-vetem-ne-24-ore-kane-hyre-30-mije-shtetas-kosovare
Recommended