Fluks automjetesh në Morinë, makinat e tonazhit të rëndë ngecin çdo fundjavë në doganë, ja arsyeja
  • 5 years ago
Në pikën kufitare të Morinës vijon të ketë një fluks të lartë të lëvizjes së automjeteve që vijnë në bregdetin shqiptar dhe më pas rikthehen në Kosovë. Situata e rënduar në këtë pikë kufitare është vërejtur që në orët e para të mëngjesit, ku policia kufitare shqiptare është punuar me procedurë të thjeshtëzuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet në doganë.

Një problematikë tjetër në doganën e Morinës vijon të mbetet edhe qarkullimi i automjeteve të mallrave drejt Kosovës. Ata që nuk arrijnë të kalojnë kufirin deri në orën 16.00 të pasdites së të premtes u duhet të qëndrojnë në kufi. Por kjo sjellë radhë kilometrike që arrijnë deri në afërsi të fshatit Morinë. Qëndrimi i tyre në kufi vjen për arsye se dogana e Kosovës, në fundjavë nuk punon për përpunimin e automjeteve të tonazhit të rëndë. Bizneset që operojnë në transportin e mallrave u shtohet edhe kostoja e qëndrimit dhe shpenzimeve që kanë mjetet e tyre në doganë, pasi u duhet të presin deri të hënën për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa për sa i përket Unifikimit të sistemit doganor mbetet ende një tentative për t?u aplikuar nga qeveritë e dy vendeve. Unifikimi doganor tepër i kërkuar nga bizneset si në Shqipëri dhe Kosovë ,pritej të përfundonte brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Por, mesa duket transportuesit e mallrave do vijojnë pritjet gjatë fundjavave deri në fund të këtij viti si pikë e parealizuar e marrëveshjes mes dy qeverive.
Recommended