Report TV -Fluks automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqipëri! Në 2 orë hyjnë 8 mijë qytetarë
  • 4 years ago
Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqipëri dhe më pas për t'iu drejtuar bregdetit.

Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ku nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00 kanë hyrë rreth 8 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë. Ky fluks i lartë ka bërë që pika doganore e Morinës të punojë me 6 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar, pikërisht për të shmangur radhët në kufi.
Recommended