Ora News - Fluks pushuesish, 14 mijë persona hyjnë në Shqipëri vetëm në muajin korrik
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritet ndjeshëm numri i pushueseve që futen në portin e Vlorës. 14 mijë persona, mes tyre 3 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në këtë port vetëm për muajin korrik. Shifrat janë të larta edhe në ditët e para të muajit gusht. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kanë hyrë në port 10 % më shumë. Por shifra në rritje janë shënuar edhe në dalje. Vetëm në korrik 7 mijë persona kanë dalë nga porti i Vlorës duke zgjedhur të pushojnë larg brigjeve të vendit të tyre.

14 mijë persona kanë hyrë në portin e Vlorës vetëm gjatë muajit korrik, 3 mijë prej të cilëve janë shtetas të huaj dhe pjesa tjetër qytetarë shqiptarë. Dominojnë kryesisht shtetasit italian,por edhe polake e gjermane. Por shifrat kanë shënuar rritje edhe në ditët e para të muajit gusht. Rreth 110 persona kanë hyrë mes portit të Vlorës në territorin shqiptar ,mes të cilëve 300 janë shtetas të huaj. Shifrat bëhen publike nga nën drejtori i portit te Vlorës, Nestor Gavani.

Nestor Gavani: "Gjatë ditës së sotme në portin e Vlorës kanë hyrë rreth 1100 pasagjerë, ku rreth 300 prej tyre ishin shtetas të huaj, pjesa më e madhe italianë. Duke iu referuar shifrave të vitit të kaluar, janë rreth 2000 pasagjerë deri në fund të korrikut më shumë se 2017."

Dy javët e para të muajit gusht pritet të shënojnë sërish rritje, ndërsa referuar statitstikave me një vit më parë, vetëm gjatë muajit korrik, numri i personave që kanë hyrë në territorin shqiptar mes portit të Vlorës janë rreth 10% më shumë se korriku i vitit 2017. Por shifra në rritje janë shënuar edhe në dalje,ku statistikat janë rreth 7 mijë persona, shqiptarë të cilët preferojnë të kalojnë pushimet jashtë vendit, por edhe shtetas të huaj, të cilet kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluks-pushuesish-14-mije-persona-hyjne-ne-shqiperi-vetem-ne-muajin-korrik
Recommended