Pushuesit kthehen nga plazhet, fluks automjetesh ne akset rrugore |Lajme-News

  • 4 years ago
Kthimi i pushuesve nga plazhet ka shkaktuar fluks të shtuar të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale. Në disa segmente rrugore fluksi është autokolonë dhe lëvizja është e ngadaltë, kjo edhe për shkak të tre rasteve të përplasjeve të automjeteve, si rezultat i parakalimeve të gabuara.

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë monitorimin e qarkullimit për të mos lejuar parakalime të gabuara të cilat janë burim aksidenti dhe bllokim i lëvizjes.

Në të gjitha akset rrugore nacionale vijojnë kontrollet me radar, drager e dron për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, deri në këto momente janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 207 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Nga patrullat e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore janë vendosur 189 masa për përdorim të celularit, 68 masa për mos përdorim të rripit të sigurimit dhe 38 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.


SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended