Ora News - Fluks në hyrje e dalje në Morinë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zyrtarisht vera ka mbaruar por Shqiptarët e Kosovës po shfrytëzojnë fundjavën e fundit të pushimeve për pushime në bregdetin shqiptar.

Rreth 20 mijë shtetas hynë në territorin e Shqipërisë nga Morina vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës (1 shtator).

Të hënën atje nis viti i i ri shkollor dhe administratra i rikthehet punës normalisht, ndaj kosovarët përmbyllin këtë fundjavë sezonin e pushimeve.

Qytetet bregdetare janë destinacioni kryesor.

Fluksi i lëvizjes krijoi radhë, por udhëtarët thanë se pritja ishte më e vogël në krahasim me ditët në mes të sezonit turistik

Fluks i lartë u regjistrua edhe në dalje. Ata që i kishin planifikuar pushimet më herët tashmë po kthehen në Kosovë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fluks-ne-hyrje-e-dalje-ne-morin
Recommended