Fluks në doganën e Morinit, qytetarët: Pavarësisht marrëveshjes kontrollet bëhen nga dy policitë

  • 5 years ago
Edhe pas marrëveshjes për një ndalim të qytetarëve në kufirin Kosovë Shqipëri rradhët vijojnë të jenë të gjata, por edhe kontrollet bëhen nga dy policitë e shteteve shqiptare. Kjo ka krijuar pakënaqësi tek qytetarët të cilëve u duhet të presin për kohë të gjatë.Qytetarë të shumtë të Kosoves dhe Shqiperisë që udhetuan drejt Kosoves këtë të enjëte u është dashur të presin në radhe për të kaluar kufirin  e përbashkët megjithese me tetë sportele në punë. Edhe pse është deklaruar unifikimi doganor, me vetëm një kontroll automjetet e qytetaret kontrollohen si nga   policia kufitare e Shqipërisë, ashtu edhe nga Policia e Kosovës, pavaresisht se ndodhen të zhvendosur në pikën kufitare shqiptare të Morinit.

Recommended