Vazhdojne kontrollet e dyfishta ne doganen e Morinit

  • 6 years ago
Entuziazmi i ceremonisë së inaugurimit të një dogane të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në Morinë, më 24 Korrik, duket se u shua shpejt.

Udhëtarët ankohen se kontrollet e dyfishta në të dyja anët e kufirit u kushtojnë kohë.

E vonuar ne procesin e unifikimit është pala kosovare. Ajo ende nuk ka mundur të zhvendosë sistemin për shërbimin e policisë kufitare dhe të doganës nga Vermica, drejt pikës së përbashkët doganore në Morinë, e cila u financua nga Bashkimi Europian. Investimi përfshinte kabina të reja kontrolluese, sistem elektronik dhe ndërtesën administrative.

Lëvizja e lirë mes dy anëve të kufirit ka qenë në fokus të takimeve mes dy qeverive. Liberalizmi i mëtejshëm i procedurave doganore pritet të jetë temë edhe e mbledhjes së përbashkët që dy qeveritë pritet të zhvillojnë në Nëntor në Pejë.

Tv Klan

Recommended