Emergjencat Civile greke dhe franceze mbërrijnë në Rinas në ndihmë të vendit tonë
  • 4 years ago
Emergjencat Civile Greke dhe ato Franceze kanë zbritur në Rinas ditën e sotme pas goditjeve të fuqishme të tërmeteve që prekën vendin tonë.

?Kanë filluar të zbresin misionet e huaja të Emergjencave Civile të shteteve te huaja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Avion me grup ekspertësh të Emergjencave Civile Greke dhe avion me ekspertë të Sigurisë Civile Franceze, sapo janë ulur në pistë.

TIA shpreh mirënjohjen për të gjithë njerëzit, punonjësit civilë, uniformat blu, Kosovën, të gjithë shqiptarë dhe të huaj që punojnë për të shpëtuar jetë?, ka njoftuar ?Tirana International Airport?.

TIA solidarizohet me dhimbjen e familjarëve të viktimave dhe mbetet në dispozicion të tyre për çdo situatë.

?Fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen e madhe për jetët e humbura, por mbetet në dispozicion të çfarëdo ndihme, për të lehtësuar sadopak situatën.

Ndërsa operimet vazhdojnë normalisht, çdo pasagjer që ka nevojë shëndetësore në aeroport, është i lutur të kontaktojë në numrin e Njësisë së Ndihmës së Shpejtë të TIA-s 0696030480.

Solidaritet më shumë se kurrë?, është thënë në njoftimin në faqen zyrtare të tyre.
Recommended