RTV Ora - Shpërthimi i dyerve të bashkive, Basha: Kush do ta pengojë popullin drejt Kryeministrisë?
  • 5 years ago
#rtvora
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar një precedent tejet të rrezikshëm për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, atë që e quajti zaptim me dhunë të pushtetit vendor nga mazhoranca.

Në konferencën me gazetarët në selinë blu, Basha tha se kur mazhoranca sot shqyen dyert e bashkive, kush do ta pengojë popullin nesër të futet në të njëjtën mënyrë në Kryeministri.

Për kryedemokratin zgjidhja vjen vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri tranzitore pa Edi Ramën, zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore.

E megjithatë ai është i vetëdijshëm se ky proces kërkon dialog dhe që sipas tij është refuzuar nga Rama.

"Procesi i arritjes së një marrëveshje politike që ëhstë mënyra për ta zgjidhur këtë krizë është një proces që padyshim kërkon dialog.Në këtë dialog PD dhe opozita ua kanë bërë të qartë partnerëve perëndimore që janë të gatshëm të ndihmojnë dhe ka një palë që ka refuzuar këtë dialog para 30 qershorit dhe pas 30 qershorit duke mohuar praninë e kësaj krize, dhe ky është Edi Rama dhe kupola e tij e organizatës së rilindjes".


Pyetje: Thirrjes së vazhdueshme të ndërkombëtareve i është bashkaur gjatë ditës së djeshme dhe zoti Meta që ju ka kërkuar të hyni në institucione. Si do ti përgjigjeni kësaj ftese të Presidentit? Meta ju ka ofruar dhe modelin, duke ju treguar opozitën serbe në përballje me Millosheviçin. Ju njihni dekretin e presidentit, por nga ana tjetër nuk merrni pjesë në zgjedhje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shperthimi-i-dyerve-te-bashkive-basha-pyet-kush-do-ta-pengoje-popullin-te-futet-njesoj-ne-kryeministri

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended