RTV Ora - Lotaria amerikane, vijojnë problemet me serverin

  • 5 years ago
#rtvora

Për shkak të mbingarkesës së serverit, një pjesë aplikuesve të lotarisë amerikane nuk janë ende me rezultatet edhe pse përgjigjet kanë dalë prej dy ditësh. Por ditën e enjte, Ambasada e Amerikës ka njoftuar fituesit se duhet të plotësojnë një formular që gjendet në faqen e saj zyrtare.

"This site can?t be reached". Me këtë njoftim janë përballur një pjesë e madhe e aplikuesve të lotarisë amerikane. Dy ditë pas daljes së përgjigjeve, serveri vijon të jetë i mbingarkuar dhe rezultatet nuk mund të shihen nga të gjithë.

Por ata që janë njohur me përgjigjet dhe fati i ka bërë fitues, duhet të plotësojnë një formular që gjendet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.

Për shumë të rinj shqiptarë, Amerika vijon të mbetet vendi ku dëshirojnë të arsimohen dhe jetojnë.

Numri i atyre që kanë plotësuar lotarinë ka njohur rritje çdo vit.

Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit përgjatë vitit të kaluar kanë aplikuar mbi 360 mijë shqiptarë.

Por jo të gjithë kërkojnë të largohen. Një pjesë e të rinjve thonë se të ardhmen do ta ndërtojnë në vendin e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lotaria-amerikane-vijojne-problemet-me-serverin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended